Sherifi në Elbasan, moldavët shtangen nga Shqipëria

Sherifi i Tiraspolit ka mbërritur sot në Shqipëri, pas një udhëtimi që në total ka zgjatur 4 orë, ndërsa fluturimi nga Kishinjevi deri në Tirana ka zgjatur vetëm 90 minuta, thuajse aq sa rrugëtimi aeroport-Elbasan.

Në Elbasan Sherifi është akomoduar në hotel “Univers”, ku moldavët kanë mbetur të habitur për faktin se ishin të vetmit klientë të hotelit, por gjithashtu i ka befasuar fakti që jashtë hotelit qëndronte policia shqiptare, duke e trajtuar “si një ndeshje e Kupës së Botës”.

Me një reportazh mbi Shqipërinë, zyra e shtypit të Sherifit ka informuar tifozët e vet dhe ka evidentuar gjërat që i kanë bërë përshtypje në Shqipëri.

Temperaturat e larta ishin një detaj që nuk ka kaluar pa rënë në sy, ashtu si lokalet e mbushura plot në rrugën deri në Elbasan.

Ajo që habiti më shumë moldavët kishte të bënte me faktin se rrugët shqiptare ishin të mbushura me makina luksoze. Në bazë të informacionit që kanë të huajt për ne, Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra në Europë, ndaj natyrisht moldavët kanë mbetur të shtangur, kur kanë parë rrugët e mbushura me Mercedesë dhe Fuoristrada, ndërsa Mercedesët përdoren edhe si taksi.

Detaj tjetër: rrugët e mira! Për moldavët, Shqipëria ka rrugë fantastike, aq sa edhe ajo pk rrugë malore që përshkoi deri në Elbasan ishte në kushte shumë të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online