Jo vetëm Qarabag! Në Azerbajxhan përmendin një skuadër tjetër, kërkojnë yllin e ri të Tiranës

Rrugën e Redon Xhixhës e ndoqi Florent Hasani te Tirana sa i përket golave të shënuara. Por jo vetëm te bardheblutë, duket se Hasani do të ndjek të njëjtën rrugë si Xhixha edhe në transferimin jashtë Shqipërisë. Performanca e mirë me kryeqytetasit ka rënë në vëmendje të klubeve të ndryshme që nuk i përkasin Superiores.

Fillimisht u raportua për Qarabag, teksa ishte Xhixha që e ftoi Hasanin. Media në Azerbajxhan, “Oxu.az” ka raportuar se Neftci Baku po e ndjek me vëmendje Hasanin. Kjo skuadër që mban vendin e tretë në kampionat e ka shtuar interesin e saj për ta marrë lojtarin e Tiranës në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online