Jo vetëm pritje, Selmani dhuron buzëqeshje e shpresë

Portieri i Laçit dhe i Shpresave, dje u ka dhuruar një ditë ndryshe dhe shpresë fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës

Krishtlindjet nuk erdhën me borë, por bardhësi ka plot! Dje ishte Gentian Selmani ai që përçoi bardhësinë e zemrës së tij tek fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”. Mes shumë buzëqeshjesh, 19-vjeçari që mbron portën e Laçit dhe të Shpresave kuqezi, përjetoi dhe dhuroi një ditë të veçantë për të vegjlit. “Po e mendoja prej kohësh një nismë të tillë. Kam dashur ta bëj prej kohësh dhe tashmë e bëra realitet”, thotë Selmani, dukshëm i emocionuar. Sigurisht që atyre fëmijëve nuk u ka dhuruar vetëm të mira materiale, por edhe shpresë. Një i ri që mendon edhe për ta, në një ditë mjaft të veçantë, për t’u marrë shembull. “Këta fëmijë e duan futbollin dhe kanë nevojë për mbështetje dhe shpresë për të besuar në ëndrrat e tyre. E ndjeva të isha pranë tyre dhe do mundohem të ndërmarr nisma të tillë edhe herë të tjera, sapo të më jepet mundësia”, vijon i riu, që dje nxori në pah edhe një anë tjetër të karakterit të tij. Shumëkush e ka mundësinë, por nuk mjafton vetëm kaq.

Duhet të kesh një zemër të madhe dhe Gentiani përçon edhe një mesazh: “I gjithë komuniteti i futbollit duhet të mundohet të japë kontributin e tij, brenda të gjitha mundësive. Ka ndodhur edhe më parë që ekipe të ndryshme i janë bashkuar nismave të tilla dhe uroj që të ndodhë edhe më shpesh. Është emocion kur sheh që këta fëmijë, apo të tjerë në nevojë të buzëqeshin”. Selmani në fund ka marrë edhe emocione të tjera, teksa është përgëzuar nga drejtoresha e shtëpisë së Fëmijës dhe ajo e fondacionit “Pëllumbat e Shpresës”, të cilat gjithashtu kanë marrë një dhuratë nga një bluzë të tij, atë të Kombëtares dhe të Laçit. Fëmijët, të veshur me xhupat e dhuruar nga i riu kurbinas, hidheshin përpjetë nga gëzimi dhe në fund nuk munguan as brohoritjet për Gentin, që sigurisht ka ndjerë emocione të forta, këtë herë jo nga golat që shënojnë shokët e skuadrës apo nga pritjet që bën, pasi këtë herë ka bërë ai një gol.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online