Jo vetëm përballja për të fituar Serinë A, “Calciomercato”: Milan dhe Inter kanë duel edhe për Armando Brojën

Milani dhe Interi e kanë dërguar titullin e Serisë A në ndeshjen e fundit. Kuqezinjtë kërkojnë me patjetër një pikë ndaj Sasuolos për t’iu gëzuar triumfit, në të kundërt, zikaltërit janë gati për t’ia rrëmbyer trofeun. Por sipas “Calciomercato”, dueli i dy ekipeve të Milanos shkon përtej Serisë A, edhe në merkaton e verës. Media italiane raporton se Milan dhe Inter i janë bashkangjitur garës me Napolin për të siguruar shërbimet e Armando Brojës.

Fiziku i sulmuesit shqiptar, i bashkangjitur me driblimet dhe mënyrën e tij të lojës, premton shumë në elitën e futbollit italian. Por skuadrat italiane duhet të presin vendimin përfundimtar të Tuchel që ka konfirmuar ardhjen e Brojës te Chelsea gjatë ndeshjeve përgatitore të sezonit të ardhshëm, atje ku do të vendoset edhe fati i lojtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online