Kastrioti luan 45 minuta dhe Partizani e shkatërron për Europën, Josa fiton në debutim me Vllazninë, Dinamo mund Tiranën në derbi

Në ditën e sotme është luajtur java e parafundit e Superiores. Dinamo ka arritur të fitojë në derbi me Tiranën në shifrat 2-1, por ekipi i Vanolit është kujtuar vonë për të arritur te triumfi pasi tani është pjesë e Kategorisë së Parë. Ndërkohë Partizani shkatërroi me shifrat 4-0 Kastriotin, ku ishte i dënuar për të fituar për Europën. Krutanët po mbroheshin në perfeksion në të parën, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit.

Por pjesa e dytë ishte manuali më i mirë për të treguar sesi nuk duhet të mbrohesh, teksa të kuqtë shënuan katër gola me anë të Herald Markut, Skukës, Carës dhe Maguette. Vllaznia arriti fitoren e parë nën drejtimin e Mirel Josës, teksa mundi pastër 3-1 Egnatian. Ndërkohë edhe Kukësi nuk gaboi për të mposhtur 1-0 Skënderbeun, ndërsa Teuta përmbysi me shifrat 2-1 Lacin. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Egnatia 3-1 18′ Aralica, Agbekpornu 38′ autogol, Da Silva 70’/ Xhekson 63′

38′ Goool! Vllaznia gjen të dytin, Egnatia mendon vetë si të mbylli ndeshjen. Latifi merr krahun dhe tenton pasimin në qendër të zonës, devjimi i pafat e Agbekpornu mjafton që topi të shkojë në rrjetë.

18′ Goool, Aralica! Pas krosimit të Krujës nga e djathta vjen goditja me kokë e Aralicës që gjen cepin e rrjetës. Pa shumë energji për të festuar, por mjafton që t’i jap avantazhin Vllaznisë.

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Da Silva, Heric, Jonuzi, Latifi, Aralica

Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Agbekpornu, Krivanjeva, Allmuca, Duranski, Levendi, Imeri, Jackson, Pedro, Delarge

Dinamo-Tirana 2-1 Haxhiu 8′, Samake 50’/ Seferi p 66′

8′ Gol fantastik nga Haxhiu. Pas pasimit të marrë nga krahu i djathtë, futet në zonë duke dribluar dy kundërshtarë dhe shkarkon të djathtën duke gjetur cepin e rrjetës.

Dinamo: Harizaj, Malikji, Miha, Imami, Samake, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu

Tirana: Lika, Nuriu, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Hoti, Limaj, Totre, Gjumsi, Seferi, Xhixha

Teuta-Laci 2-1 Hebaj 24′, Daja 94’/ Guindo p 15′

Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobeli, E.Vila, Beqja, Aleksi, L.Vila, Daci, Hebaj.

Laçi: Dajsinani, Velija, Ignjatovic, Malota, Ziko, Qato, Spahiu, Ujka, Zarubica, Guindo, Akinyemi.

Partizani-Kastrioti 4-0 H.Marku 48′, Skuka 56′, 77 Cara, 84′ Maguette

Partizani: Hoxha, Marku, Sota, Belica, Hadroj, Massanga, Rrapaj, H.Marku, Mala, Skuka, Junior.

Kastrioti: Vata, Sulka, Hyssein, Kodra, Neziri, Onanuga, Zetuna, Hasani, Basha, Hajdëraj, S.Selmani

Kukësi-Skënderbeu 1-0 Fejiao 38′

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Pëllumbi, Ndreca, De Lucas, Sula, Gj. Taipi, Krnic, Feijao, Basa.

Skënderbeu: Ruçi, Frashëri, Sadriu, Vitija, Vrapi, Pecani, Mara, Vangjeli, Berisha, Mensah, Pusi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online