Jo vetëm Olainka/ Kombëtarja shqiptare tërheq edhe lojtarët e huaj, Adeniyi i shkel syrin kuqezinjve

Shqipëria po kthehet në një Kombëtare që nuk po ëndërrohet më vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt që kanë zvhilluar karrierën në vendin tonë. Peter Olainka do të ishte rasti i parë, që pas atij shpërthimi që pati në Superiore, u tregua falenderues ndaj Shqipërisë që i hapi dyert në futboll dhe u shpreh i gatshëm të vishej kuqezi e të mbronte simbolet tona. Megjithatë dëshira për të mbajtur një Kombëtare me 100% etnike e me origjinë shqiptare, bëri që lojtari afrikan të mos bëhej pjesë e jona.

Por një tjetër futbollist nigerian që nuk e mendon dy herë t’i thotë po Shqipërisë është edhe James Adeniyi. Ky i fundit po ashtu si Olainka ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut, ndërsa tani luan në elitën e Izraelit. Në një prononcim për median nigeriane “Brila.net”, lojtari bën me dije sdo e pranonte me kënaqësi një ftesë të Kombëtares kuqezi.

“Ishte diçka e vështirë pasi unë nuk po luaja në Angli apo në ndonjë kampionat të fortë. Njëherë doja të luaja me Kombëtaren e Togos, sepse trajneri i tyre po fliste me një prej shokëve të mi të skuadrës. Megjithatë diçka ndodhi atëherë dhe unë nuk mund të luaja për ta. Por unë gjithashtu kam edhe pasaportë shqiptare. Nëse ata më ftojnë, atëherë do të luaj për ta”, ka thënë James Adeniyi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online