Zbulohet misteri i “bombës” së Lukakut! Konte braktisi konferencën, infektimi në janar ndoshta nga…Steven Zhang

Nga Klaudio Ndreca

Lukaku plasi “një bombë” në Itali, duke u shprehur se te Interi ka qarkulluar Koronavirusi që në muajin janar. Kjo pasi do të ishin prekur 23 nga 25 lojtarët e Interit me këto simptoma. Madje sulmuesi do të shprehej qartë se në këtë rast ishte duke folur seriozisht dhe jo për batutë.

“Kur u rikthyem në janar betohem se 23 nga 25 lojtarët e Interit ishin të sëmurë. Nuk po bëj shaka. Luajtëm në shtëpi kundër Kaljarit dhe pas 25 minutash një nga mbrojtësave tanë, Skriniar, iu desh të linte fushën. Ai nuk mund të vazhdonte më, u zbeh në fytyrë dhe dukej sikur po vdiste. Të gjithë kolliteshin dhe kishin ethe. Kjo më shqetësonte dhe mua. Kur bëja nxehjen, ndjeja më tepër ngrohtësi se zakonisht. Nuk kam pasur ethe prej vitesh. Ne nuk jemi testuar kurrë për virusin në atë kohë, kështu që nuk nuk kemi për t’a ditur ndonjëherë me siguri“, do të shprehej Lukaku.

Në fakt gjithçka e merr një kuptim. Po në atë kohë dhe pas ndeshjes kundër Kajlarit, Conte do të braktiste konferencën për shtyp. Në vendin e tij do të ishte zëvendësi Stelini, ndërsa mungesën e trajnerit të Interit e arsyetuan me disa probleme shëndetësore. Gjithashtu duke ripërmendur Skrinar që do të kishte probleme të mëdha e serioze me frymëmarrjen, duke dalë nga fusha e lojës, pa asnjë dëmtim tjetër.

Nga ana tjetër ishte De Vrij, D’Ambrosio dhe Bastoni që u sëmurën menjëherë dhe nuk u grumbulluan nga ana e trajnerit Konte. Gjithçka lidhet me faktin se presidenti i Interit, Steven Zhang, ishte i angazhuar në një seri udhëtimesh mes Kinës dhe Japonisë, gjatë datave 6-12 janar. Kjo shpjegon shumçka edhe sa i përket “70% të famshëm” të popullsisë që pritej të prekej nga Koronavirusi, por që me shifrat e tanishme llogaria as që afrohej. Pra sipas të gjitha gjasave në shumë vende ka pasur një qarkullim shumë më herët nga rasti i parë i konfirmuar si zyrtar prej tyre, por është kaluar me simptoma të lehta. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online