Jo vetëm largime, Tirana afron edhe një talent nga Kosova

Në pritje që të konfirmohen shitjet e disa prej yjeve të skuadrës, Tirana po lëviz që të ketë gati edhe alternativat e lojtarëve si Mervejl, Akua e Doka.

Nga Kosova prej ditësh po flitet se Tirana kërkon mesfushorin Atdhe Grajçevci dhe tashmë duket se është arritur marrëveshja mes Tiranës e lojtarit, i cili ditët e fundit ka konfirmuar se do të jetë në stërvitje me bardheblutë prej 1 gushtit.

Grajçevci ka qenë pjesë e Prishtinës, por aty nuk është pjesë e planeve të ekipit të parë dhe ka kërkuar prishe kontrate, që me sa duket e ka arritur, përderisa vjen te Tirana.

“Po, më 1 gusht do t’i bashkohet Tiranës në stërvitje kur edhe starton me përgatitje. Kam ftesë zyrtare”, është shprehur Grajçevci për Gazetasheshi.com, ndërsa në qershor ishte në bisedime edhe me Shkëndijën e Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online