Jo vetëm lajme të këqija për Napolin, Bashkia kujtohet për stadiumin

Këshilli komunal i Napolit ka aprovuar dje fondet për rinovimin e stolave të stadiumit “San Paolo”. Do të jenë gjithsej 50000 stola të rinj, që do të vendosen në shkallët e arenës ku luajnë nënkampionët e kampionatit italian.

Gjatë viteve të fundit stadiumi “San Paolo” ka përfunduar në një gjendje skandaloze. E gjitha kjo për shkak të konflikteve mes presidentit De Laurentis dhe kryetarit të Bashkisë së Napolit. Ky i fundit nuk ka pranuar kërkesën e De Laurentis për dhurimin e një parcele toke, ku producenti dëshiron të hedhë themelet e stadiumit të ri të Napolit.

Dizajni i stolave të rinj

Refuzimi i kërkesës bëri që De Laurentis të mos merrem më me mirëmbajtje e stadiumit, diçka që sipas kontratës i takon bashkisë si pronare e godinës. Pas vitesh “harresë”, shkallët e “San Paolo”-s do të marrin një pamje tjetër. Stolat e kuq do të jenë një pjesë e së shkuarës, pasi në vend të tyre do të vendosen stola ngjyrë të kaltërt. Ky rinovim do t’i kushtojë bashkisë 14 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *