Jo vetëm Deportivo e Breshia për Mërgim Mavrajn!

Mërgim Mavraj është lojtar i lirë, pasi kontratën me Hamburgun e ka ndërprerë. Dy klubet më të interesuara deri më tani janë shfaqur Deportivo La Korunja dhe Breshia, që ia kanë bërë ofertën e tyre qendërmbrojtësit.

Gjithsesi Mavraj ende nuk ka vendosur. Tashmë në Gjermani ka dalë një tjetër lajm dhe mbrojtësi i Shqipërisë mund të mbetet në Bundesligë, pasi emri i tij lidhet me klubin e Hanoverit, ku më parë ka luajtur Altin Lala, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Skuadra gjermane ka nevojë për një qendërmbrojtës, pasi momentalisht ka vetëm tre të tillë në dispozicion. Hanover ka piketuar Ermin Bicakçiç të Hofenhajmit, por ai ka kontratë edhe për një vit. Sipas “kicker”, Maroh dhe Mavraj janë gjithashtu kandidatura për të nënshkruar me Hanoverin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online