Milani ia ka vështirësuar së tepërmi punën vetes pas barazimit të marrë kundër Cagliarit. Kuqezinjtë janë të dënuar që të fitojnë kundër Atalantës në transfertë për të arritur në Champions League. Misioni është shumë i vështirë edhe pse ekipi nga Bergamo e ka siguruar biletën për kompeticionin më të rëndësishëm.
Nëse shohim rezultatet e arritura në ndeshjet direkte, Atalanta është dukshëm favorite ndaj Milanit. Nëse te kuqezinjtë duhet të duartrokasin Donarumën që nuk humbën kundër Cagliarit, atëherë çfarë do të ndodhë me sulmin më të mirë të Serisë A?
E frikshme për t’u menduar! Megjithatë Atalanta ka shumë arsye për të mos e humbur ndeshjen me Milanin dhe për ta fituar atë. Fillimisht bëhet fjalë për historinë e klubit ku kërkojnë që të dalin të dytët në kampionat. Gjithashtu edhe shpërndarja e të drejtave televizive ndikon në financat e klubit dhe gjithmonë varet nga pozicioni në renditje.
Kjo tregon qartësisht se kampionati nuk ka mbaruar për askënd, pavarësisht se Atalanta e arriti objektivin primar. Nëse shohim edhe paratë e dhëna në fundin e kampionatit për ekipet, skuadra e Gasperinit do të humbas 5 milionë euro nëse dështon kundër Milanit. /Sport Ekspres/