Armando Broja ia bën të qartë Rejës: Jam sulmues ndryshe nga Cikalleshi, Balaj dhe Sadiku

E gjithë vëmendja te Shqipëria mbetet për të parë Armando Brojën, sulmuesin e talentuar që ka debutuar edhe me Chelsean ndaj Evertonit disa muaj më parë, ndërsa aktualisht është në huazim te Viteshe. Në dy takimet e shtatorit që do të zhvillojë Kombëtarja, Broja nuk mund ta luajë ndeshjen e parë për shkakun e një kartoni të kuq që ka marrë më herët te moshat. Në konferencën e sotme për shtyp nuk ka munguar edhe një mesazh i qartë për trajnerin Reja, për t’i treguar se djaloshi 18-vjeç është një sulmues tërësisht ndryshe nga Sadiku, Cikalleshi apo Balaj.

“Lëviza në Holandë me Viteshen pasi te Chelsea erdhi edhe një sulmues tjetër. Është më mirë për mua që të marrë ndeshje me ekip të parë, jam ende shumë i ri. Stërvitja po më shkon shumë mirë dhe nëse shkëlqej aty, do të kthehem sërish me Chelsean në ekipin e parë, për të luajtur në “Premier League”.

Jam 18-vjeç dhe luaj me Kombëtaren A, jam vërtet shumë i lumtur pasi është futbolli që dua unë, me lojtarët më të mirë dhe më i shpejtë, ndryshe nga moshat. Ndeshjen e parë nuk mund të luajë dot për shkak të kartonit të kuq që kam marrë më herët me moshat, por shpresoj që të aktivizohem ndonjë minutë në ndeshjen e dytë. Edhe nëse nuk më aktivizon trajneri, atëherë prapë do të mësoj shumë.

Balaj, Cikalleshi dhe Sadiku? Të tre janë lojtarë të mirë dhe kanë bërë shumë për Shqipërinë. Janë djemë të mirë dhe lojtarë të mirë. Por unë jam sulmues ndryshe nga këta. Luaj një tjetër futboll, luaj më shpejt, mund të futem nga mbrapa mbrojtësave, mund të shkoj në portë me driblim”, u shpreh Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online