“Janë kënaqur njerëzit duke luajtur“, Starova kërkon hapjen e basteve: Ato para do shkonin në buxhetin e shtetit

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot dëgjesën e parë publike me aktorët e sportit për hapjen e basteve sportive. Në lidhje me këtë temë, Sulejman Starova është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se njerëzit kanë vazhduar të vendosin baste, por tashmë e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tij, hapja e basteve online do të rriste buxhetin e shtetit.

“Ky është një bum që kemi pritur. Iniciativën e kryeministrit që mbylli bastet, e përshëndetëm të gjithë. Keqardhja tjetër është që bastet kanë vazhduar ende. Janë luajtur dhe janë kënaqur njerëzit duke luajtur. Është një gabim, sepse ato para duhet të shkonin në buxhetin e shtetit.

Kryeministri në fund shpërtheu me deklaratën që shpresoj ta bëjë realitet, për hapjen e basteve online. Sa më shumë njerëz të merren me sport, aq më pak shkojnë në spital. Ka pasur shumë tentativa, që paratë që merrte shteti nga këto, të kishte pjesë edhe futbolli”, ka deklaruar Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online