Jeta e dytë e talentit të “humbur”, Kovaç beson ende te Sançez!

Shkëlqim, rënie, huazim dhe sërish pika zero… Duhet të ishte goditja më e rëndësishme e Bajernit kur më 1 korrik të vitit 2016, fill pas Europianit të fituar nga Portugalia, Renato Sançez do të bashkohej me gjermanët, për shifrën 35 milionë euro.

Related image

Transferimi nga Benfika si talenti i jashtëzakonshëm i futbollit botëror. Por, asgjë nuk shkoi ashtu si pritej dhe Sançez zhgënjeu totalisht te kampionët e Gjermanisë, aq sa u detyruan që ta huazonin në Premier League, te Suonsi, ku gjithashtu ka qenë thuajse në anonimat.

Suonsi pagoi 8,5 mln euro për huazimin dhe i duheshin edhe 22 mln të tjera për ta blerë, një e drejtë të cilën skuadra angleze nuk e shfrytëzoi.

Kështu, Sançez u rikthye këtë verë në Mynih, këtë herë me një trajner të ri, Niko Kovaç, i ardhur nga Eintraht Frankfurti.

Image result for renato sanches kovac

Pikërisht trajneri Kovaç beson te lojtari dhe te rikthimi i tij në maja, pasi kujtojmë që portugezi është ende 20 vjeç. “Jam shumë i lumtur për të, e di që nuk ka pasur një moment të lumtur në Mynih, por nga dita e parë e pashë të stërvitej ashtu si duhet.

Është futbollist me cilësi dhe po shkrin pak nga pak nga ajo ngrirja e tij. Nëse do të ketë besim te vetja, e di se çfarë është i aftë të bëjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online