“Jemi viktimë, nuk kanë fjetur për merkaton”/ Osmani: Seferi na ka dhënë fjalën, doni ta çoni në vend tjetër

Tefik Osmani ka folur përpara ndeshjes mes Bylisit dhe Tiranës. Drejtori sportiv i bardhebluve ka komentuar disa çështje që janë kryefjala e momentit te kampionët e Superiores.

Osmani është shprehur se ka disa persona që po rrinë edhe pa gjumë për zhbllokimin e merkatos te Tirana, që në këtë rast është viktimë. Në ditët e fundit është hamendësuar edhe për kalimin e Seferit te Partizani, por Osmani e ka mohuar këtë kalim.

Si është situata e merkatos tek Tirana?

Si fillim dua t’ju uroj një vit të mbarë! Dua të them se disa nga mediat nuk e kanë nisur sic duhet pasi menjëherë filluan të hamendësojnë duke thënë se janë paga të prapambetura, por nuk është ashtu. Duke dalë tek situata, mendoj që jemi viktimë, por gjithsesi jemi të detyruar të mbyllim këtë cështje sa më shpejt pasi koha nuk premton.

Ka patur ndonjë hap konkret të ndërmarrë nga Tirana?

Hapat I kemi ndërmarrë që në momentin e parë. Une dua të falenderoj të gjithë ata që po punojnë për këtë cështjë, që mbase edhe nuk kanë fjetur për asnjë moment, I falenderoj shumë. Kam besimin që shumë shpejt do ta hapim merkaton.

A mendon se Tirana rrezikon shumë në këtë situatë?

Do të mendoja se rrezikonte shumë në rast se do të ishte një vendim I prerë, nëse do të paguanim një shumë dhe sërish nuk do të zgjidhej. Nuk rrezikojmë në asnjë moment, sic e thash edhe më parë kemi besim, duke filluar që nga presidenti e me pas të gjithë të tjerët që kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.

Sa shpejt mendoni?

Këtë nuk mund ta them, mund të ndodhë menjëherë pas përfundimit të kësaj interviste ose pas disa oresh, në rast se dëshironi një përgjigje të saktë më lini një numër dhe unë do t’ju njoftoj juve të parin.

Kur është marrë vendimi përfundimtar për këtë cështjë?

Që në momentin që ne morëm konfirmimin se merkatoja ishte e mbyllur, kemi filluar interesimin dhe punen. Sic ju thashë nga momenti në moment presim që kjo të zgjidhet dhe sapo të ketë përfunduar mund t’ju them të gjitha hapat që janë ndërmarrë dhe të gjitha hallkat që kemi kaluar.

E ka marrë CAS në shqyrëtim cështjen?

Këto janë gjëra për të cilat nuk më takon mua të flas. Mundt ë dalë një njeri tjetër të flaës për këtë cështje. Unë jam këtu për të folur për atë që po ndodh aktualisht tek ne.

A është Seferi lojtar I Tiranës?

Seferi është lojtar I Tiranës dhe shumë shpejt mund të bëhet një prezantim I tij me fanellën tonë. Më vjen keq që shumica e gazetarëve interesohen për ta cuar atë në vend tjetër. Meqënëse më jepet mundësia të flas për të unë dua ta falenderoj Seferin, në rradhë të parë si një djalë korrekt dhe I premtoj atij që shumë shpejt do ta veshi bluzën e Tiranës.

Sa do të ndikojë kjo situatë nesër tek skuadra?

Ka një arsye pse ne si klub vendosëm të jem unë sot I ulur përballë jush pasi trajneri dhe lojtarët duhet të jenë të përqëndruar tek ndeshja nesër. Është një ndeshje e vështirë. Tek lojtarët dhe tek trajneri nuk mendoj se do të dikojë pasi ata janë të gjithë me kontrata aktuale. Mendoj se nuk do të ketë problem për të gjithë grupin që kemi.

Do të kemi largime apo shitje nga Tirana?

Na Tirana do të ketë largime vetëm në rast se do të vijnë oferta të mira dhe të kënaqshme për klubin. Në rast të kundërt asnjë largim.

Ka dicka konkrete për Ismajlgecin?

Jo vetëm për Ismajlgecin, por të gjithë lojtarët e Tiranës kanë oferta dhe kjo është dicka shumë e mirë për klubin.

Mund të përsëritet sërish kjo situatë?

Në dijeninë time nuk besoj të përsëritet situata, megjithatë është një pyetje që nuk zë vend pasi ne na intereson të mbyllim cështjen që kemi tani.

Mendoni se sulmi është zgjidhur me ardhjen e Seferit apo priten afrime të tjera? Keni emra konkretë?

Ne si klub do të bëjmë të pamundurën që të plotësojmë kërkesat e trajnerit Dede. Nuk janë kërkesa ku kërkohen 7-8 lojtarë por 2-3 afrime cilësore. Do të përpiqemi shumë ti plotësojmë. Emrin e parë e keni marrë, në momentin që ne e prezantojmë ai do jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online