Atalanta-Real dhe Barcelona-PSG, njihuni me datat e rikthimit të Champions League

Ka mbetur më pak se 1 muaj që nga fillimi i fazave finale të Uefa Champions League. Tashmë janë bërë të ditura dhe çiftet e raundit 1/8, ku pikasin sfidat e forta si Barcelona-Paris Saint Germain dhe Atletiko Madrid – Chelsea. UEFA ka zbuluar datat ekzakte të këtyre përballjeve në muajin shkurt.

Ndeshjet e para do të luhen në 16 shkurt dhe do të jenë Barcelona-Psg e cila do të luhet në Kamp Nou, si dhe Liepzig- Liverpool që do të luhet në Gjermani. Vetëm një ditë më vonë do të zhvillohen Porto-Juventus, Sevilla Dortmund

Në datën 23 shkurt Lazio do të pres Bajernin e Mynihut në Romë, ndërsa Atletiko do të përballet me Çelsin. Në datën 24 do të kompletohet kjo fazë me sfidat Borussia M’Gladbach -Manchester City dhe Atalanta – Real Madrid. Ndeshjet e kthimit do të luhen në harkun kohor 9 Mars-17 Mars. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online