“Jemi stërvitur me thashetheme dhe spiunllëqe”! Ilion Lika: Dikush ishte xheloz, i’u luta Zotit për Tiranën kampion

Nga Klaudio Ndreca

Iftari dhe besimi ka bashkuar lojtarët e Superiores, në shoqërinë e imamit të xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja. Mes tyre kanë qenë edhe pjesëtar të ekipit të Partizanit dhe Tiranës, që “luftën e tyre” sportive e kanë shuar në këto momente të paqes dhe lutjes.

Gjithsesi për “Top Channel”, Ilion Lika nuk mund të qendronte në heshtje edhe për atë që ka ndodhur në këto kohë. Portieri i Tiranës ka kujtuar atë largim që i ka bërë policia teksa ishin duke u stërvitur në atë periudhë që futbolli ende ishte i ndaluar nga ana e shtetit.

“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe. Se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur. Të them të drejtën te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion. Përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit. Shpresojmë që Zoti të ma pranoj lutjen për Tiranën”, ka thënë Ilion Lika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online