“Jam habitur me atë që kam lexuar”, Hidi përgënjeshtron lajmin: Nuk mund të thuhen të pavërteta për mua, gëzoj respekt  

Klubi i Bylisit ka përcjellë në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” fjalët e portierit të tyre, Isli Hidi. Gardiani shqiptar, që në këtë sezon e kemi parë edhe si golashënues, përgënjeshtron lajmin e dalë në media se ka braktisur stërvitjen e ballshiotëve për t’u drejtuar në kryeqytet si shkak i problemit të pagave. Hidi shpjegon se arsyeja e mbërritjes së tij në Tiranë është për çështje familjare dhe se do të kthehet sërish në Ballsh të hënën për të vijuar përgatitjen për rifillimin e sezonit. Portieri i Bylisit tregon se në Mallakastër ka shkuar si mik dhe se gëzon një respekt të madh aty.

“Jam habitur me lajmin që kam lexuar sot te “Panorama Sport” dhe jam i befasuar sepse askush nuk më ka kontaktuar dhe nuk mund të thuhen të pavërteta me emrin tim. Unë jam në Tiranë për arsye familjare, të hënën do të jem në Ballsh, sepse kam lejen e klubit. Nuk kam probleme financiare. Unë e kam mik presidentin Besnik Kapllanaj dhe nuk është e vertetë që të kem hatërmbetje. Kështu që nuk është aspak e vërtetë që unë dhe Bylisi të kemi mosmarrëveshje, sepse jam duke u stërvitur dhe falenderoj edhe trajnerin e portierëve, Arber Sino, që në çdo kohë më jep programe në menyrë që të jem në formë.

E madje jam në kontakte krahas presidentit Kapllanaj thuajse çdo ditë, ashtu edhe me trajnerin Dovedan e pergatitësin e portierëve Sino që e falenderoj atë dhe shokët e skuadrës. Isli Hidi në Ballsh ka shkuar si mik, gëzoj respekt që e kam ndërtuar me djersën time dhe do të jem aty të luaj dhe të jap më të mirën për ekipin. Kështu që para se të flasin të pavërteta për marrëdhëniet e mia me Bylisin bëjnë mirë të mirëinformohen në mënyrë që opinioni të marrë të vërteta dhe jo hamendësime”, deklaron Isli Hidi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online