Ernest Gjoka ka komplimentuar Laçin e Shpëtim Duros për mënyrën sesi po paraqitet në Europë. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Gjoka ka kërkuar që kurbinasve t’u jepen të gjitha meritat që u takojnë, për të mos ia faturuar fatit. “Jemi mësuar keq me këtë, fat, fat, fat.
Nuk të vjen asgjë nga qielli. Laçi është sinonimi i djersës, këtu duhet të kuptojmë. Mua mu duk ndaj Petrokub se edhe dy ditë të tjera të vazhdonte ndeshja, Laçi nuk do të pësonte gol, vetëm po ta bënte vetë. Dua të përgëzoj Duron që po i merr maksimumin Mazrekajt, megjithëse në Shqipëri shtrëmbërohen kur flasim për lojtarë me moshë mbi 30-vjeç”, tha Gjoka. /Sport Ekspres/