Të gjitha ekipet e tjera të Serisë A po përforcohen, Milani qëndron duke parë rivalët edhe me statusin e kampionit

Milani u shpall kampion i Italisë sezonin që kaloi dhe kjo shtoi sigurinë e tifozëve se skuadra e tyre nuk do të kthehej më në periudhat e errëta (2013-2020). Megjithatë, pavarësisht ndërrimit të pronarëve, Milani vazhdon të mos ketë buxhet të mjaftueshëm për të blerë lojtarë cilësor. Objektivi kryesor në merkato është De Ketelaere i Leeds, por anglezët kërkojnë 40 milionë euro.

Oferta e bërë nga Maldini dhe Gazidis nuk shkon më shumë se 30 milionë euro. Nga ana tjetër edhe Renato Sanches duket se nuk është i kënaqur me pagën që Milani i ofroi prej 2 milionë euro në sezon dhe për këtë arsye po shqyrton ofertat e tjera. Ndërkohë që Juventusi ka transferuar Pogba, Di Maria dhe Bremer, Interi ka transferuar Lukakun dhe Roma Dybalan, Milani është shumë pas rivalëve kryesorë të Seria A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online