“Jemi ende në lojë“, Plori tregon arsyet e humbjes: Jemi të dërrmuar psikologjikisht, goli nga 30 metrat ishte fat

Elvis Plori ka dhënë komentin e tij në lidhje me humbjen e befasishme që Vllaznia pësoi nga Kastrioti mbrëmjen e sotme. Trajneri i shkodranëve është shprehur në emisionin “Gol pas Goli“ se faktori kryesor që ndikon në mungesën e rezultateve është ai psikologjik. Megjithatë, Plori nuk i humb shpresat dhe thekson se Vllaznia është ende në lojë për objektivin e saj.

“Mendonim të bënim kthesën dhe pësuam dy gola kur ishin në avantazh. Moment i vështirë, gabuam shumë. Mund të dyfishonim me Aralicën me kokë. Mendoj se u ndie dhe lodhja, si dhe në anën psikologjike janë të dërrmuar lojtarët. Kemi gabuar duke i lënë shumë hapësira skuadrës kundërshtare.”

Kemi edhe 9 javë, ne jemi ende në lojë, kemi ndeshjen për të shkuar në finale të Kupës. Duhet të ngremë kokë dhe të mendojmë pozitivisht. Duhet ta analizojmë këtë ndeshje, sidomos në anën psikologjike. Ka një ngarkesë nga ana psikologjike, presion nga ambienti, duke përfshirë edhe tifozët, që janë kërkues ndaj skuadrës. Skuadra ka ngërç nga ana psikologjike, por duhet të mendojmë pozitivisht. Goditja psikologjike reflektohet te rezultatet.

Kemi pasur luhatje në disa ndeshje. Ka munguar pak freskia, mënyra si duhet kërkuar goli në metrat e fundit. Ajo pjesë ka munguar. Sa u përket ekuilibrave, goli i dytë i pësuar nga 30 metra është edhe fat. Edonin (Hasanin) e kam pasur sportist te moshat dhe ai është profesionist, siç punojmë edhe ne”, ka thënë Elvis Plori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online