“Jemi ekip nga minuta e parë te e fundit”! Kristjan Asllani: Flasim shumë edhe me Silvinjon, super goli i Jasir Asanit ndryshoi Poloninë

Festë në “Air Albania”. Si rrallë në histori, Shqipëria ka treguar forcën në ndeshjen më vendimtare të saj. Stadiumi i stërmbushur ka gumëzhirë nga brohorimat e gëzimit të tifozëve shqiptarë. Shqipëria ka mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Poloninë, e cila u zhduk në “flakët e ferrit” shqiptar.

Polakët gjetën të parët golin e avantazhit, por VAR-i i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve. Arbitri spanjoll sinjalizon pozicion jashtë loje, e bashkë me të edhe fundin e momentit të mirë të bardhekuqve. Jasir Asani realizon një perlë me të majtën e tij në minutën e 37, duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Një festë që vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Mirlind Daku tregoi dhëmbët e tij sapo hyri në fushë, kur shkundi rrjetën që në askionin e parë të tijin. Sulmuesi shqiptar shpërtheu në lot, të cilët janë dëshmia e qartë e dëshirës së madhe dhe dashurisë për fanellën. Kaq mjaftoi që Shqipëria të siguronte në fund tre pikët, duke u renditur e para në grupin E dhe duke bërë të gjithë shqiptarët të ëndërrojnë. Shqipëri, të lutem mos na zgjo. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve në Supersport:

Asllani: “Ishte pak e vështirë, fusha nuk na ndihmoi shumë. Polonia po mbrohej në fillim, por pasi Jasir Asani realizoi atë super golin, ishte më e lehtë pasi Polonia doli e gjitha në sulm. Kemi qenë ekip nga minuta e parë te e fundit. Flasim shumë me trajnerin dhe me lojtarët e tjerë, rrimë bashkë edhe jashtë fushe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online