“Je një m**”, mbrojtësi e tepron me fjalët ndaj arbitrit

Anglia arriti të reagonte pas humbjes ndaj kombëtares së Spanjës me një fitore minimale ndaj helvetëve të  Zvicrës, 1-0. Golin e fitores e shënoi Markus Rashford në një sfidë e cila shërbeu më shumë si një test për aktivizimin e lojtarëve qe nuk arritën te luajnë në sfidat e para të “Nations League”.

Ajo që ra më shumë në sy tek sfida miqësore ishte reagimi që mbrojtësi i Totenhem, Deni Roz bëri ndaj arbitrit kryesor të sfidës pasi ky i fundit nuk akordoi një goditje nga këndi në favor të anglezëve.
Lojtari londinez i drejtohet kryesorit të sfidës me fjalët “je një m**”, por arbitri Klement Turpin nuk reagoi për asnjë moment, për më tepër nuk e ndëshkoi mbrojtësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *