“Je i Juventusit”! Doli me të kuq pas akuzave ndaj arbitrit, Federata italiane dënon futbollistin

Geri Medel e mbylli përpara kohe ndeshjen e fundit kundër Juventusit. Lojtari kilian shpërtheu në protesta ndaj arbitrit pas vendimit të këtij të fundit për të akorduar 11 metërsh për bardhezinjtë. “Je i Juventusit”, ishin fjalët e thëna nga Medel në drejtim të gjyqtarit, që shtynë këtë të fundit të jepte karton të kuq.

Si për të mos mjaftuar me kaq, lojtari i Bolonjës është ndëshkuar edhe nga Federata Italiane. Medel do të jetë i pezulluar për 2 ndeshje, si dhe duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh për fjalët e thëna në drejtim të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *