“Apolonia, Bylisi dhe Tomori, ka cilësi në Kategorinë e Parë”! Isli Hidi tregon emocionet: Ka entuziazëm, Erzeni kishte dy dekada pa Superiore

Erzeni është shumë pranë rikthimit në Superiore. Megjithëse jo të siguruar matematikisht, ekipi i Nevil Dedes ka shumë gjasa që të jetë pjesë e ekipeve më të mira në Shqipëri gjatë sezonit të ardhshëm. Në një intervistë me emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” ishte Isli Hidi, i cili ka treguar edhe ambientin e klubit nga Shijaku.

“Ne e kemi nisur fazën e parë jo në mënyrën më të mirë. Për shkak se ishte komplet një staf i ri, trajneri i ri, u kërkua pak kohë që të vinin rezultatet. Tani jemi afër Superiores, por nuk ka kohë për të festuar tani pasi nuk kemi siguruar asgjë ende, na duhen dhe dy fitore. Sigurisht që në ambientin e Shijakut janë të entuziazmuar pasi Erzeni ka dy dekada pa Superioren. Por pas gabimit me Lushnjen, tani nuk na lejohet asnjë gabim tjetër.

Jam në Kategorinë e Parë tani dhe cilësia këtu është rritur tani, është Apolonia, Bylisi, Tomorri dhe ekipe të tjera. Golat e shënuara? Kur isha te Tirana, më i ri, nuk e kisha mundësinë pasi ishin emra të mëdhenj. E kisha si objektiv që doja të shënoja me patjetër një gol deri në fund të karrierës dhe mu besua marrja e penalltive te Bylisi”, tha Isli Hidi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online