Java vendimtare për historinë Balaj-Vllaznia, sulmuesi i Kombëtares udhëton drejt Shqipërisë

Në kohët e fundit është publikuar lajmi mbi interesimin e Vllaznisë për Bekim Balajn. E pranuar edhe nga vetë sponsori i klubit shkodran, Alban Xhaferi, megjithëse nuk mund të zbulohet ende asgjë më tepër pasi janë në fazën e bisedimeve.

Por kjo histori do të përmbyllet brenda pak kohësh dhe tashmë jemi futur në javën më të rëndësishme. Në Austri ka përfunduar gjithçka sa i përket vitit kalendarik të kampionatit dhe futbollistët janë lejuar që të kthehen në shtëpitë e tyre për festa.

Për këtë arsye Bekim Balaj do të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të zgjidhur përfundimisht edhe çështjen për interesimin e Vllaznisë. Por mbetet vërtet shumë e vështirë që gjithçka të përfundojë me sukses edhe për vetë “ndezjen” e këtij sulmuesi në ndeshjet e fundit.

Sturm Grazi ka marrë shumë fitore radhazi në kampionat dhe po kërkon që të konkurrojë Salzburgun për titullin kampion. Nga krahu tjetër Bekim Balaj është aktivizuar si zëvendësues në këto katër ndeshjet e fundit, për të luajtur afërsisht nga 20 minuta në çdo takim. Por mundësia është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pasi ka realizuar tre gola, duke bërë që të fitojë më tepër besim në klub. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online