Grintë dhe maratonomak! Te Espanjoli kanë nisur që të dashurohen me Keidi Baren

Nga Klaudio Ndreca

Keidi Bare! Një lojtar si mesfushori shqiptar vetëm mund të dashurohet. Në fushë asnjëherë nuk është pjesë e saj vetëm për të shëtitur fanellën, por gjithmonë duke dhënë gjithçka nga vetja për skuadrën.

Pas disa dëmtimeve që e lanë jashtë te Espanjoli për të mos pasur fillimin e ëndrrave, Keidi është rikthyer për të marrë emërtimin: “Pitbulli”. Në ndeshjen e djeshme që u fitua në shifrat 2-1 kundër Almerias ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, ndërsa komente positive kanë ardhur në rrjetet sociale.

Grintë, karakter, jep gjithçka për ekipin dhe bën kilometra të pafundme. Agresiv kur është pa topin në zotërim dhe di të punojë mirë me të kur e ka në zotërim. Komentet e bëra për Keidi Baren janë mëse positive, për mesfushorin që u formua te akademia e Atletiko Madridit dhe që herët a vonë do të provojë të gjitha aftësitë e tij në “La Liga”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online