“Menaxherët filluan ta çonin te Partizani“, Osmani falenderon Seferin për besnikërinë: Ose vij te Tirana, ose nuk lëviz nga këtu

Tefik Osmani ka zbuluar sfidat dhe arritjet e tij në detyrën e drejtorit sportiv në një intervistë të dhënë për “Sport News“ në “News 24“. Ish-futbollisti i njohur ka falenderuar publikisht Taulant Seferin për besnikërinë e treguar. Osmani ka treguar se menaxhët filluan ta dërgonin te Partizani, por sulmuesi nga Kumanova i qendroi besnik deri në fund fjalës që i kishte dhënë.

“Në momentin që jam vendosur drejtor, Seferi ka qenë një nga transferimet e bujshme, sepse është një lojtar i Kombëtares. Aq më tepër që ne na ndodhi një siuatë ku na u zhbllokua merkatoja dhe menaxherët e shumtë filluan ta çonin Seferin sa në një klub, në një klub tjetër. Pastaj doli që donin ta çonin te Partizani dhe kjo ishte një nga situatat që unë vërtetë e kam falenderuar Seferin. Ka treguar besnikëri, sepse më tha: “Unë do vij te Tirana, ose do qendroj këtu ku jam”.

Jo vetëm shifra e Xhixhës, por çdo lëvizje që ne kemi bërë, shifrat janë ato që ju i keni parë. Mendoj që është një transferim shumë i mirë, si gjithë të tjerët. Nuk është e lehtë të luash në një klub si Karabaku. Kam folur pak ditë më përpara edhe me Ansi Agollin. Por është një klub që merr pjesë në Europa League, por mërziten kur marrin pjesë në Europa League, sepse synimi i tyre është gjithmnë grupet e Champions League-s. Tani mendojeni vetë në çfarë klubi ka vajtur Xhixha”, ka thënë Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online