Java e re do të nisë me “Abissnet Superiore”-n. Java e 20 e kampionatit shqiptar do të luhet e ndarë më dy ditë. Sfida hapëse është ajo mes Egnatias dhe Tiranës, e cila do të luhet ditën e hënë, në orën 13:00. Po në atë ditë, në orën 19:00 në fushë do të zbresin edhe Partizani me Laçin, në një përballje mjaft interesante.
Ndërkohë tre ndeshjet e mbetura do të zhvillohen të martën, të ndara në tre fasha oraresh të ndryshme. Në orën 13:00 Erzeni do të masë forcat me Kastriotin, ndërsa 3 orë më pas Teuta pret Bylisin në “Niko Dovana”. Java e 20 kulmon me Vllaznia-Kukësi e cila do të luhet nën dritat e prozhektorëve në orën 19:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 20 e “Abissnet Superiore“-s:
E hënë, 6 shkurt
13:00 Egnatia – Tirana
19:00 Partizani – Laçi
E martë, 7 shkurt
13:00 Kastrioti – Erzeni
16:00 Teuta – Bylis
19:00 Vllaznia – Kukësi