Java e Rrahmanit në Kroaci, vlerësime edhe për Ismajlin e Kastratin

Amir Rrahmani po kalon një moment të mirë, teksa në ndeshjen me Osijekun ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij. Mbrojtësi qendror, që tashmë është zhvendosur në të majtë, i bëri një dhuratë vetes për ditëlindje, ndërkohë që sot Telesport.hr ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës.

Një rreshtim 3-4-3, me Rrahmanin të vendosur në krahun e majtë të katërshes së mesfushës. Të dhënat e marra nga Instat Sports e vlerësojnë mbrojtësin me 354 pikë, vlerësim i njëjtë me portierin e Inter Zapreshiç, Mladen Matkoviç, i cili është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i javës.

SHIFRAT E RRAHMANIT– Në dy sulme ai ka arritur të shënojë një gol, ndërkohë që numëron edhe 46 pasime të sakta nga 49 që ka tentuar. Mbrojtësi, i pozicionuar në të majtë, ka fituar 9 nga 11 duele, si dhe tre nga pesë driblimet i ka kryer me sukses. Gjithashtu Rrahmani ka nxjerrë dy herë skuadrën e tij në sulm si dhe ka ndaluar dy herë kundërsulmet e Osijekut.

Të dhënat e Amir Rrahmanit, postuar në Telesport.hr

ISMAJLI DHE KASTRATI – Shqiptarët e tjerë që kanë spikatur këtë javë në Kroaci janë Ardian Ismajli dhe Lirim Kastrati. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka arritur të japë pasa më shumë se çdo lojtar tjetër. Nga 93 pasime të nisura, 82 ai i ka dërguar në destinacion. Kastrati, i rikthyer në formacion me Lokomotivën, numëron krosimet më të shumta, teksa ka në katër tentativa ka shërbyer saktë për shokët e skuadrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *