Java e ardhshme e Kategorisë Superiore, ndeshje me emocione në futbollin shqiptar

Ditën e shtunë do të luhen të 5-ta ndeshjes e javës së 29-të të Superligës së Shqipërisë. Në orën 13:00 do të luhet Bylis-Apolonia, Kastrioti-Laçi dhe Vllaznia-Skënderbeu. Ndërsa në orën 16:00 do të luhet Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi.

Bylis-Apolonia do të jetë mundësia e ballshiotëve për tu shkëputur nga Skënderbeu që do të shkojë në Shkodër ndaj Vllaznisë. Fierakët, pas humbjes 0-6 ndaj Vllaznisë duket se i kanë humbur shpresat totalisht për mbijetesë. Laçi do të kërkojë të vazhdojë momentin e mirë, pas fitores ndaj Bylisit. Kastrioti duket se është i kënaqur me pozitën aktuale dhe i pa ndikuar nga ekipet e zonës së ftohtë. Vllaznia-Skënderbeu do të jetë një përballje e zjarrtë, pasi të dyja skuadrat duan me patjetër fitoren për të arritur objektivat e tyre.

Ora 16:00, gjithashtu na ofron përballje mjaft te bukura. Teuta-Tirana do të jetë një sfidë mjaft e zjarrtë, për shkak se te dyja skuadrat luajnë vetëm për fitoren. Teuta kërkon fitoren drejt shkruajtjes së historisë, për të synuar titullin kampion, ndërsa Tirana kërkon një vend në Europë. Ndeshja tjetër dhe e fundit do të jetë Partizani-Kukësi, që njihet për rivalitetin mes tyre. I vetmi ndryshim është që këtë vit Kukësi nuk ka asnjë objektiv dhe pret menjëherë ardhjen e sezonit të ardhshëm. Nga ana e tjetër, Partizani kërkon të fitojë Superligën e Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *