“Jasir Asani u tregua shumë egoist dhe individualist, humbi shumë topa”! Fakaj: Uzuni shënoi me sy mbyllur te Granada, por ka problem te Shqipëria

Ervin Fakaj ishte i ftuar në “Supersport” ku ka komentuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Kuqezinjtë arritën që të fitonin me shifrat 2-0 falë golave të realizuara nga ana e Jasir Asanin dhe Nedim Bajramit. Fakaj ka pasur disa kritika për Asanin, përtej shënimit të golit, po ashtu edhe për performacën e Uzunit.

“Kam disa kritika për Jasir Asanin. Ishte shumë individualist dhe egoist, përtej super golit. E humbi topin në shumë raste, thuajse pa ndalim. A doni vetëm pjesën e mjaltit? Të flasim pak edhe realitetin. Gaboi shumë në humbjen e topit, kur ti e sheh që driblimi nuk të del, zgjidhe ndryshe situatën, paso ose kërko zonat.

Uzuni ka një ngërç, te Granada shënon me sy mbyllur, por jo te Kombëtarja. U pa edhe në momentin kur Hysaj krosoi dhe sërish gaboi, megjithëse ishte në pozicion jashtë loje. Është gjithë kohën në vrapim, por nuk bën diferencën si në Spanjë”, tha Fakaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online