“Gabimi i Myrto Uzunit që doli në emisionin “Opinion”! Gjergj Stefa: Tregon historinë e jetës 20 minuta, por të gjithë kanë kaluar vështirësi në karrierë

Gjergj Stefa ka komentuar fitoren e Shqipërisë në shifrat 2-0 ndaj Moldavisë. Gjithashtu është prekur edhe tema e Myrto Uzunit. Ky i fundit është fantastik te Granada, por nuk po e bën ende diferencën te Shqipëria. Stefa është shprehur se sulmuesi shqiptar po e ngarkon veten me shumë përgjegjësi dhe kjo ndikon jo pak në performancë.

“Kjo ndeshje e Shqipërisë sot, e kujtoj si një nga ditët më të mira të viteve të fundit. Ne nuk jemi as Anglia dhe as Spanja që të nisim dhe të paragjykojmë kundërshtarët tanë. Ishte pothuajse shumë e mirë si ndeshje, i kemi kënaqur tiofzët, po kontrollonim lojën. Ky stadium i tejmbushur sot dhe ne që kemi fituar, më kujtoi atmosferën e para 11 viteve kur fituam 1-0 me Bjellorusinë, nuk mbaj mend rast tjetër.

Problemi i Uzunit te Kombëtarja? Doli tre dita para ndeshjes te emisionin “Opinion” që është më i ndjekur në Shqipëri. Ti je në kulmin e karrierës, në momentin tënd më të mirë dhe del të flasësh 20 minuta për të gjitha sakrificat e karrierës që ka ardhur nga rruga, por në fakt lojtarët më të mirë nga rruga kanë ardhur, pse kush nuk ka kaluar sakrifica? Është lojtar shumë i mirë Uzuni, por nuk duhet ta ngarkoj veten me këtë përgjegjësi, ky është problemi. Sepse ka pasur edhe raste më herët që një lojtar shkëlqen në klub, por jo në Kombëtare”, tha Gjergj Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online