Jasir Asani me sytë nga klubet e tjera, AIK-u nuk investon për sulmuesin e Partizanit

Jasir Asani nuk do të jetë lojtar i AIK-ut, teksa suedezët kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit me sulmuesin shqiptar. Futbollisti i Partizanit nënshkroi për 6 muaj me të drejtë blerje në përfundim të kontratës, por “Supersport” zbulon se në Suedi nuk kanë ndërmend të investojnë 400 mijë euro për të blerë kartonin e tij.

Vetëm 4 ndeshje dhe 1 gol rezervoi aventura me AIK-un e Stokholmit, ku pavarësisht se e nisi mjaft mirë dhe me gol nuk ia doli të siguronte hapësirat në fushën e lojës. Megjthatë e ardhmja me shumë mundësi do të jetë larg Partizanit, pasi nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij. Kështu, 24-vjeçari i ka kthyer sytë nga klubet e tjera dhe po shqyrton mundësitë që i janë ofruar për të vendosur skuadrën ku do të luajë sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online