Tare bën goditjen e madhe në merkato, Di Marzio: David Silva firmos për 2 ditë, ja detajet për Muriqin

Igli Tare nuk njeh pushime këtë verë, teksa është duke punuar fort për t’i vënë Inzagit në dispozicion një grup konkurues. Lazio nuk ka ndërmend të jetë thjesht një kalimtar në Champions League, pasi synojnë të lënë përshtypje të mira në këtë kompeticion prestigjoz. Një kampion i vërtetë si David Silva pritet të firmosë për 3 ditë, të paktën kështu bën me dije gazetari italian, Xhanluka Di Marzio.

Ky i fundit, një ekspert në merkato, ka folur nga Lisbona në një lidhje me “Sky Sports”, duke nxjerrë në dritë merkaton e Lazios. Madje zbulon edhe detaje nga negociatat me Fenerbahçen për Vedat Muriqin. Kaisedo do të largohet drejt Katarit dhe në një sezon të ngjeshur për bardhekaltrit si ai që do të vijë, sulmuesi shqiptar duket si zgjidhja e duhur për të ndihmuar Imobilen. Në total mund të preken 20 milionë euro për kartonin e Vedat Muriqit.

“Këtu në Lisbonë gjendet David Silva, gati për çerekfinalen mes Sitit dhe Lionit, Lojtari, në 2 ose 3 ditë e shumta, do të firmosë formalisht kontratën me Lazion. Mund të themi se është një goditje e madhe, një kampion i vërtetë. Lazio është lëshuar këtë merkato, me Fares dhe Mayoral shumë pranë, po ashtu si edhe Muriqi i Fenerbahçes. Ai është një lojtar me një strukturë fizike të madhe. Do të jetë një Lazio me spektakël dhe kualitet. Operacioni Muriqi është shumë i shtrenjtë. Po flasim për 16+2 milionë bonuse, do të preken 20 milionë euro në total”, ka thënë Xhanluka Di Marzio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online