VIDEO/ Nuk ka gjysmëfinale për Taulant Xhakën, Shaktjori shpërfytyron Bazelin dhe kërcënon Interin në luftën për finalen

Bazeli përfundoi mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij në Europa League. Shaktjori i Donjetskut ishte një kundërshtar i fortë për ta, teksa triumfoi me shifrat e pastra 4-1, duke shpërfytyruar kështu zvicerianët. Goli erdhi shumë lehtë për ukrainasit, të cilëve u mjaftuan vetëm 2 minuta për të tundur rrjetën. Një dalje e gabuar e portierit në goditjen nga këndi dhe Moraes e shtyn topin pa probleme në rrjetë. Më pas lojtarët e Shaktjorit do të ndëshkonin Bazelin edhe 3 herë të tjera, ndërsa goli i nderit për ekipin helvet erdhi në minutat shtesë, kur fati i ndeshjes ishte vulosur.

Kështu nuk ka gjysmëfinale për Taulant Xhakën, që luajti për 60 minuta në këtë takim, për t’i lënë vendin më pas futbollistit Marchand. Ukrainasit kanë treguar forcën e tyre mbrëmjen e sotme dhe kërcënojnë në një farë mënyre Interin, të cilët do i gjejnë përballë në luftën për të prekur finalen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RnDServices3/status/1293279202003869706

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online