Jasir Asani abonohet me golin dhe tund rrjetën dy herë në Hungari, Albi Doka vendimtar në fitoren e ekipit të tij

Dita e sotme ka qenë me fat për legjionarër shqiptarë. Jasir Asani po shkëlqen në Hungari, ku ka nisur të shënojë rregullisht. Ish-futbollisti i Partizanit ka hapur festivalin e golave për Kisvardën ditën e sotme.

Asani ka tundur rrjetën në minutën 8, ndërsa në minutën e 31-të do të dyfishonte rezultatin. Kisvarda ka shënuar edhe 3 herë të tjera në portën e MTK Budapestit, duke e mposhtur kështu ekipin ku luan Ramadani me rezultatin 5-0.

Ndërkohë protagonist ditën e sotme ka qenë edhe Albi Doka, por këtë herë në Kroaci. Gorica ka fituar transfertën me Hrvatsi Dragovoljac dhe asistin në golin e vetëm të takimit e ka dhënë pikërisht mbrojtësi shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *