Jashtë Europa League për shkak të COVID-19, presidenti i Lyonit letër zyrtare qeverisë franceze për të rifilluar sezonin

Futbolli francez pati një fund të parakohshëm, pasi muajin e kaluar kryeministri Edouard Philippe njoftoi se nuk do të lejohen veprimtari sportive deri në shtator për shkak të koronavirusit. Nga ky vendim e pësoi Lyon, i cili humbi të drejtën për tu bërë pjese e Europa League, sepse Ligue de Football Professionnel (LFP) konfirmoi që renditja përfundimtare do të jepej në bazë të pikëve për lojë.

Për të shmangur një fund të tillë, presidenti i Lyon-it, Jean-Michel Aulas i ka shkruar kryeministrit francez dhe ministrit të Sportit një letër ku i bën thirrje që “vendimi i nxituar” për ndërprerjen e sezonit të Ligue 1 të anullohet. Aulas ka refuzuar të pranojë vendimin për të përfunduar kampionatin, duke thënë se me masat e duhura mund ta mbarojnë në gusht.

‘’Mund të themi se 2 qershori është një mundësi e shkëlqyeshme për të korrigjuar gabimin në lidhje me futbollin francez dhe me marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit, mund të nisim gradualisht stërvitjen dhe të mundësojme përfundimin e kampionatit në fushë’’, ishin disa prej rreshtave të shkruara në letrën e presidentit të klubit francez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online