Arlind Kalaja është një nga emrat e afruar së fundmi te skuadra e Kukësit. Futbollisti u largua nga Vllaznia dhe u bë pjesë e verilindorëve në verë. Sulmuesi erdhi me pritshmëri të mëdha, pasi shihej si një pasardhës i Gurit duke e lidhur dhe me origjinën e tij, Shkodrën.
Befasi të madhe shkaktoi lënia e tij jashtë ekipit për Champions League, madje u mendua se futbollisti dhe klubi kishin patur krisje mes tyre. Në fund, asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi burime të sigurta të “Sport Ekspres” pranë klubit verilindor tregojnë arsyen e vërtetë të mungesës së emrit të tij në listë.
22-vjeçari është dëmtuar në kofshë dhe do të duhet të qëndrojë 1 javë jashtë fushave. Kukësi nuk ka dashur të “djegë” një vend në listë kot duke parë pamundësinë e shkodranit për të luajtur. Flitet thjeshtë për një dëmtim dhe asnjë problem mes palëve.