Komiteti Ekzekutiv është mbledhur sot dhe ka vendosur për shumë çështje dhe një nga temat më të nxehta ishte ai i numrit të të huajve në Superiore. Tetë klube kishin kërkuar që të rritej numri. Laçi dhe Kastrioti nuk e kanë mbështetur diçka të tillë.
Sot janë përcaktuar edhe listat e zyrtarëve të ndeshjeve, ndërkohë që Sokol Jareci do të jetë Dizenjatori i ri i Arbitrave. Xhemal Mustadanagiç tashmë do të jetë drejtor teknik i kombëtareve.
VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
1. U miratuan listat e Arbitrave, Asistentëve, Vëzhguesve dhe Delegatëve për sezonin 2018-2019.
2. Z. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
3. Z. Xhemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numrit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.