Januzaj, drejt transferimit në Spanjë!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

 

Mesfushori i Mançester Junajtidit, Adnan Januzaj pritet të përfundojë në Spanjë tek Real Sociedad. Mediat britanike kanë bërë me dije se klubi bask është futur në bisedime me “Djajtë e kuq” për të parë mundësinë e transferimit të mesfushorit të kombëtares belge. Sipas “Daily mail”, Sociedadi i ka ofruar 10 milionë euro Mançesterit për kartonin e lojtarit. Januzaj ka dhe një vit kontratë me klubin nga “Old Trafford”, por nuk pritet të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm, pasi shihet me përparësi nga trajneri Zhoze Muerinjo.

Januzaj tregoi një talent të shkëlqyer në fillimet e tij tek Junajtid, por “ylli” i tij erdhi gjithnjë e në zbehje dhe huazimet tek Dortmundi dhe Sandërlendi nuk përmirësuan asgjë. Ndaj besohet se Mançester Junajtid po shqyrton mirë ofertën e ardhur nga San Sebastiani. Për Adnan Januzajn ka shfaqur interes edhe Olimpiku i Marsejës në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *