Borja Valero, gati firma me Milanin!

0

Nuk ndalet Milani dhe merkato kuqezi duket se në qershor po zien më shumë se në pesë vitet e shkuara bashkë. Edhe pse Mirabeli, drejtori sportiv, pas prezantimit të Andre Silvës, u shpreh se do të ngadalësohen blerjet, sipas “Marca” kjo s’do të ndodhë, pasi ditën e nesërme mund të jetë e duhura për të siguruar një tjetër lojtar dhe bëhet fjalë për Borja Valeron e Fiorentinës, për gati 10 mln euro. Montela e njeh mjaft mirë Valeron dhe, duke parë se Lotito për Biljan kërkon 25 mln euro, mund të jetë kjo alternativa “B” për kuqezinjtë, pasi e njeh mirë Serinë A.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.