Janë vetëm një hap larg historisë, Partizani njofton tifozët për çmimet e biletave

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Partizani do të luajë të enjten në mbrëmje ndeshjen e kthimit në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s do të përballen me Valmierën, të cilën e mposhtën me shifrat 1-2 në ballafaqimin e parë në Letoni. Klubi kryeqytetas është një hap larg historisë dhe fton tifozët të mbështesin skuadrën për të siguruar kualifikimin në “play off”.

Partizani ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” mbi çmimet e biletave për ndeshjen që do të luhet në “Elbasan Arena” në 17 gusht, në orën 20:00. Biletat kushtojnë nga 300 lekë, deri në 2000 lekë në tribunën VIP. Aro janë në shitje online dhe nga dita e martë mund të gjenden në sportelet e shitjes në orarin 10:00-20:00. Gjithashtu në ditën e ndeshjes do të jenë të disponueshme edhe pranë stadiumit “Elbasan Arena”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *