“Janë të kalueshëm”! Liridon Latifi beson te kualifikimi i Vllaznisë në turin e tretë: E zgjodha nga trajneri Brdariç

Liridon Latifi pritet që të jetë futbollisti që mund të bëjë diferencën te Vllaznia dhe këtë herë shkodranët kanë nevojë për të. Pas humbjes kundër AEL Limasol në shifrat 1-0, skuadra e Brdariç kërkon përmbysjen e rezultatit si me Siroki Brijeg. Gjithashtu edhe Latifi e sheh rivalin si të kalueshëm, por sigurisht që kërkohet Vllaznia në ditën e saj më të mirë dhe të mos i dhurojë asgjë qipriotëve.

“AEL-i është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja. Shpresoj ta mbarojmë pa kohë shtesë. Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar. Kalimi te Vllaznia? Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë”, tha Latifi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online