Serbia ka humbur ndaj Brazilit me shifrat 0-2, pa goditur asnjëherë në portën e kundërshtarit dhe mbi të gjitha, me një super gol të pësuar. Menjëherë pas takimit, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic u shpreh se Kombëtarja e tij do të bënte surprizën nëse do të kishte tre lojtarët yje në formën më të mirë fizike.
‘’Brazili është ajka e futbollit botëror. Ne treguam se mund të luajmë me Brazilin në pjesën e parë. Do të këndonim ndryshe nëse do të kishim Mitrovic, Vlahovic dhe Kostic në formën më të mirë, ua garantoj”, tha Stojkovic. /Sport Ekspres/