Jan Ulrih nuk i ndahet skandaleve, tani akuzohet nga një prostitutë

Vazhdojnë problemet për ish-çiklistin, Jan Ulrih. 44-vjeçari gjerman, ish-fituesi i Turit të Francës (1997) dhe medaljes së arit në Lojërat Olimpike të Sidneit (2000) është arrestuar nga policia gjermane. Shkaku? Ulrih ka goditur dhe ka tentuar të mbysë një prostitutë në një dhomë hoteli në Frankfurt. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja, ku po kryente një terapi për t’u kuruar nga varësia mbi drogën dhe alkolin.

Ai është arrestuar të premten në mëngjes për dhunën e ushtruar ndaj prostitutës. Mbas konsultimit me zyrën e prokurorit publik të Frankfurtit, policia e ka liruar me motivacionin: “nuk janë përmbushur kushtet për burgosje.”

Ka nisur një hetim kundrejt ish-çiklistit për vrasje në tentativë, sulm dhe lëndim trupor mbas dëshmisë së vajzës, ndërsa Ulrih nuk ka folur, por ka përdorur të drejtën e tij për të heshtur.

Mbasi kishte kaluar natën me prostitutën, 44-vjeçari e ka goditur dhe ka tentuar ta mbysë, siç ka dëshmuar vajza e re, e cila ka marrë kujdes mjekësor për dhunën e pësuar. “Gjatë arrestimit nga policia, Ulrih është gjendur nën efektet e alkolit dhe drogës”, tha prokurorja Nadja Nisent.

Ulrih kishte probleme dhe gjatë javës së kaluar, ku u arrestua në Spanjë, sepse tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e mikut të tij, aktorit dhe regjisorit gjerman, Til Shveiger. Pas ndalimit, ai u shpreh se donte të fillonte një kurë që do t’i lejonte të shihte tri fëmijët e tij, kujdestarinë e të cilëve e ka nëna e tyre, e cila është ndarë me ish-çiklistin.

Sportisti i lindur në Rostok ka patur edhe më parë probleme me drejtësinë. Ato nisën në vitin 2002, kur ai u pezullua me 6 muaj, pasi kishte përdorur ekstazi. Katër vite më vonë, emri i tij u shfaq në rastin Puerto, një rrjet dopingu i organizuar nga mjeku spanjoll, Eufemiano Fuentes, dhe gjermani u përjashtua nga Turi i Francës, vetëm një ditë para nisjes së turit.

Në shkurt 2007, ai njoftoi tërheqjen nga çiklizmi dhe një vit më vonë ai u akuzua për doping nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe çdo titull i fituar mbas vitit 2005 iu anuluan. Në vitin 2013, mbas shumë viteve mohim, ai pranoi se kishte marrë doping.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online