“Jam shumë i shtrenjtë për ju!”, refuzimi i Zlatan Ibrahimoviç

Në moshën 37-vjeçare, por në formë të jashtëzakonshme. Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë gjashtë asist për Los Anxheles Galaksi, duke konfirmuar se përveç klasit ka edhe aftësitë fizike për të qenë protagonist. Por, përveç shkëlqimit në fushë, sulmuesi suedez mbetet protagonist edhe me deklaratat jashtë saj.

Goditja më e fundit ka ardhur për ish-skuadrën e tij, Mançester Junajtid, që prej momentit negativ, ëndërron ta kthejë Ibrahimoviç në “Olld Traford” në merkaton e janarit, duke qenë se kampionati amerikan, MLS, përfundon në muajin dhjetor. Anglezët shpresonin se mund ta huazojnë, por tashmë është Zlatan ai që ka refuzuar një rikthim të mundshëm në Premier Ligë.

“Nuk e marr parasysh fare këtë mundësi. Jam këtu, ndihem i lumtur dhe kam një ndeshje për të luajtur. Jam i përqendruar vetëm te kjo pjesë. Dhe, duke qenë se më pyetet për spekulimet me Mançester Junajtid, mund t’ju them që jam shumë i shtrenjtë, pra…”. Fjalë të forta ato të suedezit, ndërsa më parë edhe trajneri Zhoze Murinjo kishte hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *