“Jam personi i gabuar”, Lebron James i kthehet Zlatan Ibrahimoviç

Legjenda e basketbollit, Lebron Xhejms i është përgjigjur kritikave të Zlatan Ibrahimoviç për aktivizmin e tij politik duke këmbëngulur se ai kurrë nuk do të ndalet në luftën ndaj racizmit. Kujtojmë që Ibrahimoviç i sugjeroi Lebronit, që të lërë politikën dhe të fokusohet në atë që di të bëjë më mirë, të luaj basketboll. Pasi përfundoi ndeshja e NBA mes Leikërsave dhe Portland, Xhejms u shpreh se nuk do të ndalet asnjëherë në ato që beson. Duke ditur se zëri i tij dëgjohet, për shkak se është i famshëm, ai gjithashtu shtoi se do të luftojë për drejtësinë, barazinë raciale, të drejën e votës, gjëra që ndodhin rëndom në jetën e përditshme.

“ Unë kam qenë anëtar i komunitet ku jetoj dhe e di shumë mirë se çfarë vuajnë mbi 300 fëmijë në shkollë. Unë jam zëri i tyre dhe do të vazhdojë me platformën time në mënyrë që gjërat të rregullohen jo vetëm në zonën ku unë jetoj, por në të gjithë botën”- u shpreh Xhejms.

Gjithashtu 36 vjeçari deklaroi se është i habitur nga fjalët e Zllatanit, pasi ky i fundit kishte denoncuar racizmin që i bëhej atij në Suedi, për shkak të mbiemrit.

“Ai është një person që ishte duke folur për racizmin që i bëhej në Suedi, për shkak se mbiemri i tij nuk ishte si mbiemrat tradicional suedez. Unë jam personi i gabuar për t’iu drejtuar në atë mënyrë, pasi unë i bëj detyrat e mia shumë mirë”- mbylli prononcimin për mediat Xhejms. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online