“Jam perfeksionist, por e prisja këtë skenar”, Kompany : Niveli më i dobët i Laçit? Nuk e zgjedhin lojtarët nivelin e rivalit

Anderlecht ka fituar me shifrat 2-1 përballë Laçit, duke siguruar këshu një biletë për në “play off” të Conference League. Vincent Kompany ka folur pas ndeshjes për mediat, ku shprehet se përpos faktit që është perfeksionist, e dinte që një skenar i tillë, ku kurbinasit do të gjenin rrugën e rrjetës, do të vinte.

Trajneri belg vlerëson pjesën e parë të luajtur nga lojtarët e tij, ndërsa sa i përket faktit që Anderlecht luajti me një ekip të një niveli më të ulët si Laçi, Kompany thekson se nuk janë futbollistët ata që e zgjedhin nivelin e kundërshtarit që do kenë përballë.

“Është perfeksionizëm. Po, mund të qëndroj ulur në stolin tim, sepse në këtë pikë të ndeshjes, ne nuk rrezikojmë më eliminimin. Por e ndjeva që ky skenar po vinte. Ekipi ka një orar të ngjeshur dhe unë bëra një rotacion. Nuk është faji i lojtarëve që hyjnë, por humbja e ritmit në këto raste.

Por edhe nëse e di që ne do të kujtojmë gjithmonë fundin e ndeshjes, unë preferoj të ruaj përmbajtjen e ndeshjes. Pjesa e parë ishte e plotë. Kishte lëvizje, mundësi. Gjëja më e rëndësishme, përtej rezultatit, është të kesh mundësi të fitosh ritmin dhe të bësh kthesë në mënyrë që lojtarët të përfitojnë prej tij.

Lojtarët bëjnë atë që duhet të bëjnë ditën e ndeshjes, ata nuk zgjedhin nivelin e kundërshtarit. Ne e dimë se javët e ardhshme do të jenë më të komplikuara, por ne nuk shqetësohemi që të luajmë këto ndeshje”, ka thënë Vincent Kompany./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online