Lirim Zendeli ishte piloti i vetëm shqiptar që po shkonte në rrugën drejt Formula 1. Fatkeqësisht shqiptari duhej të tërhiqej nga gara e Formula 2 sepse shpenzime ishin marramëndëse dhe nuk mund t’i mbulonte dot. Të paktën për disa kohë, deri në momentin që një biznesmen do të arrijë që ta rikthejë në adrenalinën e shpejtësisë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Zendeli tregon shumën që nevojitet në këtë rast.
“Duhet mbështetje financiare, pasi ky sport kushton shumë. Kemi pasur vështirësi financiare. Të kalosh në Formula 1 nuk është e lehtë. Në fillim duhet të garosh për skuderi të mira në Formula 2 dhe të sjellësh rezultate ose edhe të fitosh kampionatin në Formula 2. Kemi pasur shanse të bashkëpunonim me Formula 1, kisha disa kontakte, por nëse vazhdoja në Formula 2.
Shuma që duhet mbledhur është 1.3 milionë euro. Në Formula 2 duhet të ruhesh shumë se nëse unë bëj gabimin tim në garë dhe dëmtohet makina, duhet t’i paguaj unë paratë. Shumacher unë e njoh edhe familjarisht. Ka qenë shefi i ekipit kur unë garoja disa vite më parë dhe kam qenë bashkë me djalin e tij”, tha Zendeli. /Sport Ekspres/